-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akademia e Lidershipit për Vajza, Berisha: Në çdo familje e para është vajza

Kryesoret

Ish kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim të zhvilluar nga “Akademia e Lidershipit për Vajza”.

Në takim është prezent edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se në çdo familje e para është vajza. Ai gjithashtu shtoi se vajzat shqiptare po pushtojnë zemrat e njerëzimit

“Organizimi i këtij takimi me zonjushat, vajzat e reja, ka një simbolikë të madhe, cila është kjo? Sot më të famshmet në botë nga ky komb, janë vajzat shqiptare. Jo vetëm sot, por ky komb, kombi ynë, një bijë e këtij kombi ja doli të pushtojë zemrat e njerëzimit.

Të marrë titullin më fisnik të kësaj toke që është titulli nënë, duke mos patur kurrë fëmijë, ose duke mos pas qenë ndonjëherë nënë, dhe kjo ishte Nënë Tereza. Sot magjia e zërit të vajzave shqiptare është e jashtëzakonshme, është botërore, planetare, dhe kjo dëshmi e një ADN-je shumë të fuqishme. Nuk është vetëm këmba dhe muzika, por sporti.

Rekordet e Majlinda Kelmendit dhe të disa sportisteve të tjera, janë botërore, janë të jashtëzakonshme. Por në qoftëse Nënë Tereza ja doli të pushtojë zemrat e njerëzimit, sot një vajzë shqiptare, po pushton mendjen e mbarë njerëzimit me ChatGPT, kjo është Mira Murati. Mira Murati me kontributin e saj në OpenAI, e vërteta është se me një shpejtësi më të rrufeshme se çdo invencion tjetër po transformon shoqërinë dhe botën. Ajo solli inteligjencën artificiale në duart e çdo njeriu.

Sot kjo ka një diskutim jo të vogël, të hapur, të madh, për ndikimet e ChatGPT, robotit që komunikon me gjunën natyrale, por sidoqoftë diskutimet janë të përkohshme. Asgjë pas universalizimit të saj, nuk do të jetë më siç ka qenë. Edhe kjo një atribut i një vajze shqiptare,” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit