Një aksident është regjistruar pasditen e sotme pranë pyllit të Sodës në Vlorë ku raportohet se i lënduar ka mbetur vetëm shoferi i makinës.
Aksidenti ka ndodhur pasi makina tip “Audi” ka humbur kontrollin ku më pas ka përfunduar në kanal.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.