-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Beteja jonë!”, Idrizi nga Fieri: Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve

Kryesoret

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me banorët e Fierit ku si gjithmonë prioritet ka qenë çështja çame.

Idrizi gjatë fjalës së tij u shpreh çështja çame nuk duhet të ishte vetëm beteja e kësaj force politike.

“Për ne dinjiteti dhe heqja e stereotipave është ajo që është në themel të gjithë asaj që na bashkon. Unë kam qenë në të njëjtat kushte si ju dhe nuk ka qenë betejë e lehtë. Çështja çame nuk duhet të ishte vetëm beteja jonë. Na është dashur shumë dhe jam krenar kur shoh që kemi hequr stereotipat.

Të jesh çam sot është krenari për çdo të ri. Të rinjtë e thonë me krenari që janë çamë sot. Ne kemi bërë atë që kemi mundur. Kush do që të bëjë për Çamërinë e ka vendin te PDIU. Jemi e vetmja parti që e kemi në qendër të ekzistencës sonë. PDIU do mbetet në politikën shqiptare për çështjen çame dhe për çështjen kombëtare shqiptare. Kjo është arsyeja pse ne rrimë në politikën shqiptare. Kemi bërë shumëçka, por asnjëherë nuk kemi pasur mbështetje nga partitë e tjera.

Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve. PDIU kurrë nuk është bërë pjesë e qeverisë, të vetmen ofertë që kemi pasur për të qenë në ministri e kemi refuzuar sepse kërkonim rezolutën për shqiptarët e Çamërisë. Aq shumë i kemi dhënë partive të mëdha, sa po të shohësh në listat e këshillave bashkiakë kanë qenë pjesa jonë. PDIU prodhon vazhdimisht dhe nxjerr figura patriotike”, u shpreh Idrizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit