-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta për kandidaten e tij: Ka projekt fantastik për termoizolimin e banesave!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se programi i kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, Ledina Alollit, për termoizolimin e banesave është një program fantastik. Ai thotë se ky projekt u shërben të gjithë qytetarëve të Korçës dhe ul koston e jetesës.

“Është një projekt që i intereson të gjithë qytetarëve të Korçës. I intereson aq shumë familjeve të Korçës që nuk përballojnë dot çmimet e jashtëzakonshme të druve, se edhe ato janë bërë monopol i Rilindjes. 1/3 e këtij projekti që i shërben të gjithë Korçës për termoizolimin është vlera e asaj kullës së korrupsionit dhe arrogancës së Rilindjes. Ndaj të vrapojmë në këto dy javë me këtë program të mrekullueshëm edhe për termoizolimin e Korçës që paraqiti Profesore Ledina Alolli këtu bashkë edhe me ekspertin. Ta çojmë në çdo familje të Korçës, jo vetëm këtë program, por edhe programin e uljes së taksave, sepse gjithë politika jonë synon uljen e kostos së jetesës dhe njëkohësisht përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët”, shprehet Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit