-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Rusia, shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në Ukrainë!

Kryesoret

Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë nuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.

Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor.

Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe grupet private ushtarake kundër atyre të që janë të mbrojtur prej konventës, veçanërisht qytetarëve ukrainas”.

Anëtari i Komisionit, Mehrdad Payandeh tha se që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, komisioni ka marrë njoftime për shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë “raste dhe praktika të përdorimit të tepruar të forcës, vrasjeve, torturës, përdhunimit dhe formave të ndryshme të dhunës seksuale”, që pretendohet se janë kryer nga shteti rus.

SHKRIMI I PLOTË I VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit