“5Pyetjet.al” publikon foton e Petrit Vuksanit që u vra në Shkodër. 51-vjeçari banonte në lagjen “Skënderbej”. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Anglia.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Fqinjët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri duke krijuar dyshimet se mund të jetë ekzekutuar me silenciator.
Kush e bëri vrasjen në Shkodër? Vjen reagimi i parë i policisë
Për të folur për pista është ende herët. Grupi hetimor po mbledh provat.