Policia doli sot me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin e raportuar në media, ku u pretendua se një i arrestuar ka përfunduar në gjendja koma për shkak të dhunës në qeli. Jani Rustema, 27-vjeç i cili u arrestua për vjedhje ndodhet aktualisht në gjendje kome.
Për këtë, e ëma e tij ngriti dyshimin se kjo gjendje e të birit vjen si pasojë e sjelljes së policisë. Ky rast qarkulloi në media dhe nuk u raportua nga ana e policisë. Policia sqaron se gjendja shëndetësore e të riut është përmirësuar. Gjithashtu, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.
U akuzuan nga nëna për dhunë ndaj të birit të burgosur, policia sqaron ngjarjen