Kandidati i koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 Majit në Bashkinë e Libohovës, Adil Xhelili, mes premtimeve të tij të fushatës ka edhe shërbim funeral falas si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
Këtë premtim, ndër shumë të tjera, Xhelili i ka publikuar në një postim në rrjetet e tij sociale, që i ka cilësuar si shërbimet publike që ai do t’i ofrojë bashkëqytetarëve të tij.
“Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.
✅️Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkëkohore, mjete e shërbim efikas.
✅️Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe 🌳🌳gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontejnerë të rinj, autobot, etj.
✅️Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit 🏕dhe faunës🐇🦔🦊.
✅️Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme 🛣në çdo njësi vendore e në çdo lagje.
✅️Krijimin e një terminali dhe agjencie udhëtimi për transportin lokal🚎🚌
✅️Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës🚒 dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkëkohore, pajisje e trajnim periodik.
✅️ Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta🏡🏡
✅️Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
✅️Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese🚥🚦.
Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit.
Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin “pa shërbim nuk ka taksa”
Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!”, shkruan në postimin e tij Xhelili.