Drejtësia italiane ka dënuar me 2 vite burg 37-vjeçarin shqiptar, Besnik Rreshka pasi kishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë gruan e tij 32-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar gjatë kohës që ata jetonin në Vicena.
“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj.