Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë. Një nxënës vrau nëntë persona, tetë fëmijë dhe rojën e shkollës. Autoritetet kanë ndaluar 14-vjeçarin i cili akuzohet për masakrën, e që dyshohet se ishte nën efektin e drogës.
14-vjeçari, i identifikuar si Kosta K. ja kishte marrë të atit të tij. Mediat në Beograd raportojnë se e gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë me breshëri.
Të shtëna në një shkollë fillore, humb jetën roja, disa fëmijë të plagosur!