Autoritet italiane kanë arrestuar një shqiptar për vjedhje dhe dhunë ndaj policisë.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 më 1 maj pasi shqiptari vodhi një makinë Audi Q2 në zonën e Primavalle.
Policia bëri të mundur monitorimin e makinës së vjedhur përmes sinjalit të antivjedhjes satelitore të montuar në automjet.
Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas disa orësh mundi ta kapte. Por në këtë momenti i riu shqiptar tentoi t’i rrihte duke i sulmuar, por pas pak u prangos.
Tani është nën hetim për vjedhje makine dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, si dhe për dëmtim të makinës.