Finalja e kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes ka agravuar në tensione mes tifozëve.
Ndeshja e cila po zhvillohej në pallatin e sporti ”Asllan Rusi” në kryeqytet që në startim nisi me tensione po në periodën e katërt të sfidës nisi edhe hedhja e sendeve në fushë.
Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.