-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bursa” në ajër! Drejtori i Ballukut tender për prashitjen e luleve (Dokumentet)

Kryesoret

Çudira shqiptare që kushtojnë miliona Lekë. Pak javë më parë (11 Prill) zv/ kryeministrja Belinda Balluku, e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë doli me pompozitet dhe njoftoi se më në fund Bursa Shqiptare e Energjisë është gati.

Por nuk kaluan disa ditë dhe në fillim të Majit, KESH shmangu bursën për shitjen e energjisë. Çfarë ndodhi? Asnjë shpjegim. Asgjë nuk dihet. Sot u “bënë të gjallë”, por jo për të shpjeguar dështimin.

“Bursa” hapi një tender për shpenzimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zyrës. Fondi në dispozicion i vendosur nga Sokol Dishnica, që është administratori i bursës shqiptare “ALPEX” është 11 milionë Lekë për një vit. Por çfarë do të bëhet me këto Lekë?

Në dokumentacionin e tenderit justifikohet me blerjen e solucioneve të pastrimit, qese, kova, letra higjienike, duarsh, etj për larjen e dyshemesë dhe xhamave. Por hartuesit e tenderit janë kujdesur që të vendosin theksin tek një pikë e dobët që janë lulet.

Në relacion kërkohet që fituesi të ketë mirë parasysh ujitjen dhe prashitjen e luleve. “Vaditja, prashitja e luleve në vazo brenda dhe jashtë” thuhet në dosje, dhe madje dy herë në javë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit