Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ata janë në krye të një “organizatë të strukturuar kriminale” brenda qeverisë.
Berisha tha se, sipas tij, dokumentet dhe dosjet e shqyrtuara tregojnë bashkëpunim mes tyre në drejtimin e qeverisë, ndërsa shtoi edhe akuza për qëndrimin e kryeministrit ndaj situatës politike.
“Ai është marrë me azilin e Lubi Ballukut, kjo është e vërteta. E vërteta tjetër është se dosjet e shqyrtuara gjatë kësaj periudhe dëshmojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë bashkëkryetar jo të një grupi të strukturuar kriminal, por të një organizate të strukturuar kriminale në qeverinë shqiptare. Por a po mendon edhe Rama për kokën e tij për t’u larguar? Pa asnjë dyshim që po, po mendon dhe unë po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe i bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të refuzojnë çdo kërkesë për azil politik të cilido qeveritari apo politikani shqiptar, në mënyrë të prerë kryeministrit Rama dhe ministrave të tij,” tha Berisha.









