-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë/ Shpërthim në Zaporizhzhia, alarm ajror në Kiev!

Kryesoret

Një ditë pasi Kremlini akuzoi Ukrainën se ka sulmuar me dy drone, Zelensky i ka hedhur poshtë akuzat. Një shpërthim u dëgjua në Zaporizhzhia ndërsa Kievi paralajmëroi alarm për sulm ajror.

Administrata ushtarake rajonale e njoftoi atë në Telegram, siç raportohet nga Rbc-Ukraine. Alarmi është shpallur në orën 02:03 me orën lokale.

Paralajmërimet ajrore u dëgjuan gjithashtu në rajonet Chernihiv, Sumy, Poltava, Kharkiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe në disa zona të rajonit Kirovograd.

Por duket se Moska vijon të mbajë të njëjtin qëndrim ku ka thënë se do t’i përgjigjet sulmit ndaj Kremlinit kur ta gjykojë të nevojshme. Ambasadori rus në OKB, Anatoli Antonov, raporton Tass.

“Çfarë do të bënin amerikanët nëse një dron godiste Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin apo Pentagonin? Përgjigjja është e qartë për këdo: ndëshkimi do të ishte i ashpër dhe i pashmangshëm. Rusia do t’i përgjigjet këtij akti të pamatur dhe arrogant terrorizmi. Ajo do të përgjigjet kur mendon se do të përgjigjet bazuar në vlerësimet e kërcënimit që Kievi ka krijuar për udhëheqjen e vendit tonë”, tha ai, duke i quajtur komentet e zyrtarëve të Uashingtonit “çuditërisht cinike dhe absurde”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit