-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i OKB-së ngre alarmin: Sudani përballet me “katastrofë humanitare”!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit thotë se mbi 500 persona janë vrarë dhe rreth 5,000 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve më 15 prill, gjatë një lufte për pushtet mes drejtuesve të forcave qeveritare sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.

Agjencia e OKB-së e Emigracionit (IOM) tha këtë javë se të paktën 334,000 persona janë zhvendosur brenda vendit nga luftimet, krahas 100,000 të tjerëve që kanë ikur nga vendi.

Shefi i OKB-së shprehu shqetësimin se armëpushimet e mëparshme janë shkelur vazhdimisht dhe ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni ndaj dy gjeneralëve që të respektojnë dhe të zbatojnë marrëveshjen.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha të mërkurën se gati 17,000 tonë ushqime ishin vjedhur nga magazinat e tyre në të gjithë Sudanin dhe po punonte për të përcaktuar se çfarë furnizimesh kanë mbetur.

Para luftimeve, WFP-ja kishte mbi 80,000 tonë rezerva në vend. Agjencia ende synon të sigurojë ndihma ushqimore për 384,000 persona në ditët në vijim. Koordinatori i agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Darfur tha se grabitja ka qenë prej kohësh një problem në Darfur dhe se shumë prej objekteve të tyre janë grabitur që nga 15 prilli.

Luftimet në Sudan kanë detyruar qeveritë e huaja të evakuojnë qytetarët e tyre nga vendi. Ushtria ruse njoftoi të martën se më shumë se 200 persona do të evakuohen me katër mjete transporti ushtarak. Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se më shumë se 1000 qytetarë amerikanë janë evakuuar që nga fillimi i dhunës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit