-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Puna në shtet “lakmohet” nga femrat, zunë 61 për qind e aplikimeve në 2022!

Kryesoret

Puna në shtet është lakmuar më shumë nga femrat në vitin 2022. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregojnë se 61 për qind e aplikimeve për vendet vakante u bënë nga femrat ndërsa meshkujt zunë vetëm 39 për qind të tyre.

Në raport me vitin paraardhës ka një rritje të aplikimeve nga femrat të cilat në 2021 zinin 58 për qind të aplikimeve kurse meshkujt 42 për qind të tyre. Ndryshimet në këtë raport variojnë nga viti në vit. Për vitin 2022 sipas të dhënave të DAP kishte në total 3926 aplikime ndërkohë që në plotësimin e shërbimit civil u emëruan 830 nëpunës.

Mosha mesatare e aplikantëve, 35 vjeç

Raporti tregon se mosha mesatare e atyre të cilët kanë arritur të kalojnë me sukses një procedurë konkurrimi për pranimin në shërbimin civil gjatë vitit 2022 ka qenë 34 vjeç.

Ndërkohë, përqindja e vendeve vakante të plotësuara me kandidatë nga jashtë shërbimit civil vetëm për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, ka qenë 9.4% e emërimeve totale në këto dy kategori.

Rritja në detyrë, mesatarja 38 vjeç

Raporti i DAP nënvizon se krahas të dhënave të përgjithshme të rekrutimit dhe aplikantëve, me vlerë është edhe kuptueshmëria e disa elementëve të profileve të kandidatëve./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit