-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enkelejd Alibeaj formon Këshillin Euroatlantik: Do ta bëjmë të djathtën moderne

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj njoftoi sot se ka krijuar Këshillin Euroatlantik. Ai zbuloi edhe listën me 11 emrat që do të përbëhet ky këshill dhe funksionin që do të ketë brenda PD-së.

“Sot është një ditë e rëndësishme për mua personalisht,  për Partinë Demokratike për rrugën tonë të përbashkët  dhe të ardhmen e kësaj partie. Sot ne ndërmarrim një nismë, e cila është një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave  dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe  në të ardhmen.

Një nismë e cila  do ti  shërbejë Partisë Demokratike në sfidat dhe betejat politike që ajo ka përpara në funksion të një Partie më të fortë, më të sigurt dhe më të bindur drejt të ardhmes së saj.

Për ti dhënë Shqipërisë një të djathtë moderne, një forcë politike që ka në themel të saj lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, që ka në themel të saj vlerat perëndimore dhe euroatlantike. Një Parti Demokratike pra, që do të jetë padyshim alternative qeverisëse e së nesërmes dhe për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Për të gjitha këto arsye, me qëllim realizimin e objektivave tona të përbashkëta, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike  dhe kompetencave që më jep statuti i saj, kam kërkuar formimin dhe ngritjen e një organi këshillimor,  i cili do të quhet Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike” tha ai.

Këshilli do përbëhet nga këta anëtar:

Preç Zogaj​

Edmond Trako​

Eduard Prodani

Fatos Hoxha

Gjergj Hani​

Marcel Hila

Nevila Nika​

Neli Demi ​​

Omer Stringa

Ruzhdi Keçi ​

Vasil Gjika ​

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit