-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Serbia po bën spastrim etnik në Preshevë

Kryesoret

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i është drejtuar kryetarëve të Komisionit Amerikan të Helsinkit, me një letër në të cilën vlerësojnë se situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është kritike.

Sipas KASH-it, një spastrim etnik modern me të drejtë quhet pasivizimi i adresave, i cili realizohet me ligj dhe që u mundëson autoriteteve shtetërore serbe të çregjistrojnë nga regjistri civil banorët e Luginës, të cilët në një kohë të caktuar nuk gjenden në shtëpitë e tyre.

“Procesi i verifikimit është i njëanshëm dhe diskriminues, ndërsa vetë zbatimi i ligjit është jashtëzakonisht diskriminues i kryer vetëm në dëm të pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave ka pasoja direkte negative për përditshmërinë e shqiptarëve.

Më tej, ai sjell shpopullimin e Luginës nga shqiptarët dhe heqjen e të drejtës së votës. Janë mijëra shqiptarë të Luginës, të cilëve tashmë e drejta e votës dhe e qëndrimit iu janë hequr nga regjistrat shtetërorë civilë të Serbisë”, thuhet në letër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit