Autoritet italiane kanë shkatërruar një banda kriminale e trafikut të drogës ku mes tyre ishin edhe 2 shqiptarë.
Nga operacioni i zhvilluar u arrestuan 4 persona. Policia sekuestroi rreth 35 gramë kokainë, rreth 800 gramë hashash dhe afërsisht 1 kilogram marijiuanë.
Njëri prej shqiptarëve ishte arrestuar edhe më parë për trafik droge dhe ishte dënuar me 4 vite burg në vitin 2019.
Mediat italiane raportojnë se njëri shqiptar i cili u kap me 25 kg marijuanë, luante rolin e drejtuesit dhe organizatorit të trafikut të të lëndëve narkotike provincat e Livornos dhe Firences.
Ndërsa njëri nga italianët ishte “dora e djathtë” e shqiptarit. Ai luante rolin e llogaritjes së shitjes së drogës, mbledhjes së parave dhe mbajtja e kontakteve me korrierët e ndryshëm të drogës.