Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up” kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.
Mikela edhe Gerti mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit. Shoqja e Efit gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare që ka arritur të shkojë në finale.
“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka pasur dhe si i ka menaxhuar gjërat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj në dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha Mikela.
Ndërsa kur i drejtuan pyetjen se ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përgjigj: “Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”.
Ndërsa Gerti e pyeti se nëse fiton Efi ajo merr 25 mijë euro.
“Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, u përgjigj Mikela.