Autoritet italiane kanë arrestuar një 27-vjeçar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Danjela Neza.
Menjëherë pas vrasjes ka qenë autori i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetë dorëzuar ku është shprehur se i kishte humbur durimi pasi ajo e kishte ofenduar.
Safayou Sow, me origjinë nga Guinea por që jetonte prej vitesh në Itali, u ka thënë karabinierëve që të shkojnë dhe ta arrestojnë.
“Kam vrarë një grua, ejani dhe më arrestoni,” mësohet tu ketë thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona, Itali, rreth orës 02:00. Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndahej prej tij.
Viktima dhe autori jetonin prej vitesh në Itali dhe ishin konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea.
Në sherr e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë.
Autori rezulton pa precedentë të tjerë penalë më parë. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi ndërkohë që vijojnë analizat teknike për armën klandestine.








