Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë për mes një njoftimi ka bërë të ditur të gjitha arrestimet. Arrestime të cilat variojnë nga dhuna në familje e deri drejtimi i makinës në gjendje të dehur ose pa patentë.
Policia ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale:
50-vjeçari me inicialet SH. R u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
36-vjeçari me inicialet R. J u arrestua pasi në makinë iu gjet një shkop gome.
24-vjeçari me inicialet F. Xh. u arrestua pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
Dy 32-vjeçarët me inicialet F. Sh. dhe F. Ll. së bashku me 30-vjeçarinme inicialet M. V. u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
24-vjeçari me inicialet M. K., u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
40-vjeçari me inicialet D. K. u arrestua pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur vetëm me dëme materiale me një automjet;
26-vjeçari me inicialet S. K. u arrestua pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.