-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër tragjedi në Itali, nënë e bir ndërrojnë jetë në aksidentin e rëndë

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku kanë humbur jetën nënë e birë të moshës 74 dhe 48 vjeç.

Aksidenti automobilistik ka ndodhur të premten në mbrëmje në mbikalimin Roverino në Ventimiglia.

Nga aksidenti janë plagosur edhe katër persona të tjerë, njëri në gjendje të rëndë.

Me veturën Opel Astra me të cilën po udhëtonin viktimat u përplas një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili drejtonte automjetin dhe motra e tij.

Edhe ata u plagosën dhe gruaja u transportua rëndë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure. Shoferi 28-vjeçar ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Të plagosur ka mbetur edhe një 46-vjeçar maroken që drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili udhëtoi me skuter, i shtruar në spital në Sanremo me kodin e kuq. Në dy rrota ndodhej edhe një person tjetër, i cili nuk u lëndua rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe personeli shëndetësor, me policinë rrugore, e cila ka punuar gjatë gjithë natës për konstatimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit