Moti i keq përfshiu sot Milanon, Firencen, Torinon, Genovën dhe disa zona të Napolit. Milano u përfshi nga shi i rrëmbyeshëm dhe si pasojë dy punëtorë u plagosën teksa po përpiqeshin të hiqnin trungjet dhe degët e pemëve që kishin rënë në rrugë për shkak të erërave të forta.
Ndërsa në terren u përshinë rreth 500 operacione shpëtimi pasi shiu ka rënë për një orë. Ndërsa jshtë Venedikut, policia shpëtoi një banor i cili kishte vendosur të shkonte në det për të notuar dhe nuk mundi të kthehej në breg.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, në Gjenova sonte priten reshje të reja, të dendura, dhe nesër mund të ketë rrebeshe në 14 nga 20 rajonet e vendit.









