Policia e Korçës për mes një njoftimi ka hedhur poshtë pretendimet se vëllai i deputetit të PD-së është dhunuar nga 2 persona.
Për mes një njoftimi publik policia shkruan se lajmet që dy vëllezërit me inicialet O. Z. dhe B. Z. kanë dhunuar vëllain e deputetit të PD, shtetasin A. N. janë të pavërteta.
Pas marrjes në pyetje nga policia 3 shtetasit kanë deklaruar se nuk janë konfliktuar dhe se nuk kanë probleme me njëri-tjetrin. Pas intervistimit të kryer janë lënë të lirë.