-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braktisja e hershme e arsimit nga të rinjtë, Shqipëria sa trefishi i rajonit në 2021-n!

Kryesoret

Në këto 30 vite të tranzicionit, investimet e vendit në kapitalin human tregojnë përkeqësim, teksa Shqipëria ka flukset më të mëdha të braktisjes së vendit nga të rinjtë. Emigracioni, i cili është shndërruar në “profesionin” e së ardhmes për shumicën e të rinjve shqiptare po përkeqëson më tej kapitalin human.

Arsimi, i cili është sektor më i madh ku investohet në kapitalin njerëzor, po përkeqësohet në disa tregues në vend të ecët përpara. Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.

Të dhënat krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e 20 vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se mesatarja europiane.

Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7% në 2021), përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me vitin 2020.

Pjesa e të rinjve as punësim, trajnimi ose arsimi (NEET) u ul pak në vitin 2021 në pothuajse të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, por në Kosovë kjo kategori përfshin 40.4% të te rinjve, 26.5% në Mal të Zi, 26.1% në Shqipëri, 25.1% në Bosnje dhe Hercegovinë, 24.2% në Maqedoninë e Veriut dhe 18.8% në Serbi./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit