Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka denoncoi në një postim në rrjetet sociale se bashkia e Skraparit u mbyll për të pritur Edi Ramën në fushatë. Zyrtarja e PL-së thotë se administrata është detyruar që të dalë në miting në orarin zyrtar të punës.
“Bashkisë së Skraparit i vunë kyçin që sot, se e dinë që e kanë të humbur. Ora 15:00 dhe në Bashki nuk ka asnjë punonjës, se i morën të gjithë me detyrim në Berat, meqënëse iu ka vajtur RaMandata.
Në të gjithë Skraparin, administrata nuk gjendet në punë, se i kanë detyruar të shkojnë në Berat, madje as rojet e institucioneve nuk janë aty…
Merrini me detyrim e me shtrëngim, Skraparit do t’i rikthehet lavdia e njerëzve punëtorë më 14 Maj, me Euglen Mustafallarin. Voto nr. 1 Euglen Mustafallarin. Voto nr. 1 Bashkë Fitojmë” shkruan ajo.