Senca e gjyqit për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me çështjen Gërdeci, u shty më 24 maj.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Mediut, ndërsa ata kishin paraqitur edhe kërkesë për të shtyrë seancën ku pritej të lexohej pretenca për Mediun sa i takon çështjes së Gërdecit.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak dhe Prokurorët e SPAK nuk formuluan akuzë të re, as prova apo hetim të ri.