Ndonëse 45-vjeçari Taulant Malaj është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe italiane për krimin monstruoz ku vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan e tij, fqinjët në Selenicë e përshkruajnë si njeri të mirë.
Fqinjët e Taulant Malajt në Selenicë rrëfejnë se ai së bashku me familjen e tij kanë emigruar që në vitin 1997.
“Na ka ardhur shumë keq, sa herë hapim televizorin na vjen për të qarë. Ka që në 1997 që ka ikur. Familje shumë e mirë”- tha një nga fqinjët e familjes Malaj, raporton shqiptarja.com.
Dëshmia e shqiptarit që vrau vajzën: Gruaja në krevat me mua, por fliste me italianin
Taulant Malaj, bukëpjekësi shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian e pranoi menjëherë krimin e dyfishtë. Kur zyrtarët e policisë italiane e arrestuan, në trup mbante veshur ende rrobat me gjak, ndërsa armën e krimit, një thikë kuzhine, e kishte braktisur në makinën e tij.
“Gruaja ime e kishte pranuar tradhtinë. Gruaja ime pranoi që kishte një lidhje me Massimo-n. Më kishte kërkuar falje për këtë lidhje, por unë doja të ndaheshim”, kështu mësohet t’i ketë thënë hetuesve 45-vjeçari, shkruan ANSA.
U masakrua nga shqiptari, vëllai i viktimës: Nuk kishte asnjë lidhje me gruan e tij
Por të shtunën kishte ndodhur diçka tjetër, gjithnjë sipas rrëfimit që autori i dyshuar ka dhënë për hetuesit. Gjatë kohës që burrë e grua ishin në shtrat, gruaja sipas tij, nisi të fliste me mesazhe me dikë.
45-vjeçari kishte dyshuar dhe kishte parë telefonin e të shoqes, ku sipas tij, kishte zbuluar se ajo po fliste me fqinjin e shtëpisë, Massimo-n. Pak kohë më pas, kishte dalë nga shtëpia dhe kishte pritur derisa Massimo të kthehej nga një lokal ku kishte qenë. Sapo ai hyri në derën e godinës së banimit, e goditi për vdekje me thikë.