-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Postimi i fundit i Xhesit, 16-vjeçares që krenohej me të atin, që e vrau

Kryesoret

Xhesi ishte e butë, e sjellshme, e heshtur. Xhesi që kishte gjithmonë një nuancë buzëqeshjeje në buzë dhe sytë plot dritë. Duke menduar për shkollën dhe miqtë në Plaza Cafè për një pije në mbrëmje.

“Orët e kaluara së bashku duke vendosur se çfarë të vishnin për të dalë… pasdite të tëra duke folur me shqetësim se si do të shkonte e nesërmja në shkollë”, – thotë Giò, shoqja e klasës që ndante gjithçka me të, brenda dhe jashtë klasës.

“Kam qarë gjithë ditën duke shpresuar të rihap sytë dhe të dëgjoj zërin tënd, i cili thotë: ‘Giò, sapo ke parë një ëndërr të keqe, unë jam këtu’. Por për fat të keq është gjithçka e vërtetë”.

Ajo ishte krenare për babanë e saj që punonte si bukëpjekës, i cili e nisi gjithçka nga zero në Itali. E shtuna ishte dita e lirisë. Dhe ajo shkoi në Pineta për një shëtitje që e ka përjetësuar me një postim, në rrjetin social “BeReal”, të nisur online në orën 9 të mbrëmjes.

Është fotoja e fundit e saj para imazhit të tmerrshëm që e sheh atë të shtrirë me fytyrën lart në dyshemenë e shtëpisë, me njërin krah që i mbulon fytyrën dhe nënën e saj që me vështirësi i afrohet dhe e plagosur vendos kokën pranë saj, duke pëshpëritur diçka. Tragjike dhe prekëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit