Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vizitojë Kosovën.
Kështu bëri të ditur shkurt për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Lajçak nesër është në Kosovë”, tha Kryeziu.
Ndërkaq, Lajçak pas Kosovës pritet që të vizitojë edhe Serbinë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel më 2 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.
Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.