Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim elektoral në Kamëz nga ku nuk i ka ka kursyer kritikat ndaj opozitës, duke u shprehur: “E katandisën PD në kashtë dhe ko*e”.
“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është I vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakasë do të doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e çunave atje…Do doja që të thosha disa fjalë që…
Besoj që vlejnë jo vetëm për Kamzën, por besoj se vlejnë shumë më tepër për shumë të tjerë. Besoj që çuna si ju s’kanë aq buxhet sa Rakipi. Besoj që … A do i flasësh atyre aty…”,
Kam besim se nënat dhe gratë e Kamzës pavarësisht se çfarë bindjesh kanë dhe kë kanë votuar përpara do të shkojnë në kutinë e votimit me vlerësimin për faktin se fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të gjeneratës së re që janë shkolla njësoj si në qytetet europiane. ”, tha Rama.