-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për vjedhjen e një tapeti e përfundoi në koma, Komiteti i Helsinkit reagon për të riun Rom!

Kryesoret

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për rastin e 27-vjeçarit Jani Rustemaj. Ky i fundit kaloi në gjendje kome pas arrestimit në 12 prill nga Policia për vjedhje. KShH njofton se monitoruar gjithë procedurën e ndjekur nga institucionet e shtetit. Duke konstatuar një sërë shkeljesh të rënda, deri në diskriminimin e të riut që i përket komunitetit rom.

Sipas raportit të publikuar, Komuniteti i Helsinkit thekson se 27-vjeçari, përdorues, droge, pas shqetësimeve të shfaqura ka marrë trajtimin e parë një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, duke u trajtuar me metadon. Por në kartelën mjekësore të të riut, nuk rezulton të jetë kryer asnjë analizë mjekësore për gjendjen e tij. Dhe as për vijimin e mjekimit.

FOTO/ Ky është i riu i arrestuar që përfundoi në gjendje kome

Sipas raportit të KSHH të dhëna të tjera kontradiktore janë konstatuar edhe për transferimin e të riut. Konkretisht nga Blloku i sigurisë në ambientet e burgut 313 dhe IEVP 302. Fill pas vendosjes së masës së sigurisë për të. Komuniteti Helsinkit vëren se i riu është mbajtur në shkelje të ligjit tej afatit 48 orësh të lejuar. KShH ka konstatuar se i riu nuk ka pranuar të transferohet se te burgu 302 se ka një hasëm aty.

Por vet burgu 302 ka refuzuar të pranojë transferimin e 27-vjeçarit. Kjo me pretendimin se nuk mbajnë këtë lloj kategorie në institucionin e tyre. Shkeljet vijojnë edhe më tej kur edhe burgu 313 refuzon transferimin e Jani Rustemit nën pretendimin se ka mbipopullim, gjë e cila ka rënë poshtë nga komuniteti i Helsinkit, pasi është konstatuar se në atë moment në burg kanë qenë 50 persona më pak se numri limit, i këtij burgu që është 480.

Tonin Vocaj urdhër komisariateve të Tiranës: Përdoruesit e drogës mos i fusni më brenda!

Për Komunitetin e Helsinkit kjo krijon dy standardizim në praktikën e autoriteteve dhe dyshime të arsyeshme, për trajtime të diferencuara me qasje diskriminuese ndaj tyre, për shkak se 27-vjeçari Jani Rustemi i përket komunitetit rom.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit