Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë është arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Vlorës. Fletë-arresti është prerë mbi bazën e dyshimeve për blerje votash.
“5Pyetjet.al” publikon dokumentin me akuzat mbi Belerin. Sipas prokurorisë, Beleri u arrestua në flagrancë duke blerë vota në Himarë, ku kandidon për t’u bërë kryetar bashkie.
DEL DOKUMENTI/ Prokuroria: Fredi Beleri u arrestua duke blerë vota
“Fredi Beleri është kapur në Flagrancë në Himarë në 00:14 në bashkëpunim me persona të tjerë duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës” thotë prokuroria në dokument.
Më tej, prokuroria thotë se “Beleri kërkoi që mbrojtja të bëhet nga një avokat i zgjedhur prej tij, konkretisht në prani të avokatit Romarjo Meminaj” thuhet më tej në dokument. Korrupsioni zgjedhor dënohet deri në 5 vite burg.