Fredi Beleri, kandidat i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash, pritet që të dalë sot para gjykatës së Vlorës. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin dhe Pandeli Kakoveshin.
“Më dhemb zemra”! Miku i Fredi Belerit niset me urgjencë drejt Tiranës
Mësohet se, dy të arrestuarit kanë pretenduar se nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Pak para se në gjykatën e Vlorës të mbahet seanca për masën e sigurimit personal ndaj tij, mësohet se Fredi Beleri, ka kërkuar mjekë në paraburgim, pasi ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Burimet thonë se Beleri ka pretenduar se është me diabet (duke përmendur edhe disa sëmundje të tjera), dhe kërkon mjekët që të vlerësojnë nëse duhet të qëndrojë në qeli apo në spital.
Ndërsa Pandeli Kakoveshi, miku i Fredi Belerit, i arrestuar po ashtu për blerje votash, është shtruar në spital te QSUT në Tiranë, pasi ka pretenduar se ka probleme shëndetësore, duke përmendur se ka bërë një ndërhyrje në zemër, Bypass. Pritet që masa e sigurimit personal ndaj tij të bëhet në ambientet e spitalit të QSUT. Raportohet po ashtu se, e pranishme do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi.
“Jam miku i Fredit, hajde në tualet”! Dalin përgjimet, si u arrestua Beleri?
Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë (12 maj) . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.