Pas një denoncimi të bërë ku thuhet se Inspektori i Policisë në Konispol, Alush Çokalli u ka bërë presion qytetarëve për votën ai është pezulluar nga detyra.
Denoncimi u publikua nga një faqe Konispol Web, ku thuhet se inspektori i policisë u ka bërë presin qytetarëve për votën. Gjithashtu shtohet se ai shkonte në shtëpitë e qytetarëve ku iu ka ushtruar presion.
“Polici ose ‘i plotfuqishmi’ i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon është përfshirë me mish dhe shpirt ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë PS.
Kjo është makina e fotografuar përpara shtëpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe SPAK, nuk mund të publikojmë foto dhe Video, pasi i disponojmë të gjitha provat.
POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën, atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndëshkojë krimin”, thuhet në denoncimin e faqes Konispol Web.
Related