“Proces dhe akuzë politike”, -kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit akuzën e ngritur ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.
Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit, mbrojtësi ligjor i tij, tha se Beleri se nuk u provuan provat që ata kërkonin ndonëse arrestimi u konsiderua i ligjshëm.
Përfundon seanca për Fredi Belerin, Gjykata e Vlorës merr vendimin, dosja në SPAK!
“Veprimet ishin të simuluara të policisë, është akuzë politike dhe montim politik. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë nga lokali, rrëmbimi aty konsistonte të gjente diçka në flagrancë, por nuk i gjetën. Beleri do të dërgohet sot në Tiranë”,- tha avokati Geni Gjyzeli.