Me nisjen e procesit zyrtar të votimit në të gjithë vendin janë shfaqur edhe problematikat e para. Nga 6 qendrat e votimit në shkollën Dora d’Istria në tre prej tyre nuk është hapur ende procesi i votimit.
Mësohet se në njërën prej tyre nuk punon pajisja e identifikimit elektronik, në një tjetër nuk punon kamera dhe nuk është paraqitur operatori i pajisjes elektronike. Problematikat e para janë shfaqur edhe në Durrës, pasi në disa qendra votimi nuk ka nisur ende. Shkak është bërë problrematikat me kamerat me pajisjet PEI.
Në garë për zgjedhjet lokale në 61 Bashki janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it.
Në vendin tonë, zyrtarisht sipas KQZ-së janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote. 122 mijë e 545 të rinjë votojnë për herë të parë, ndërkohë që në të gjithë vendin do të jenë të hapura 5 mijë e 213 qëndra votimi.