-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e akuzoi për manipulim dixhital, Rama: Avaz i vjetër

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë duke iu përgjigjur Sali Berishës për vjedhje dhe manipulim votash. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto nga brenda skuadrës socialiste dhe pretendimet e Berishës i ka cilësuar si avazin e vjetër.

Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore❤️

*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit