Në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ku është e vendosur një Qendër Votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Nuk ka ende votim në ambientet e kësaj shkolle ku janë vendosur njerëz të shumtë që kanë bllokuar procesin e votimit.
Sipas urdhrit të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambientet e QV nuk duhet të ketë grumbullim njerëzish. Por të dy partitë duket se i kanë vendosur këtu simpatizantët e tyre. Është e paqartë arsyeja përse janë mbledhur në këtë QV grupe njerëzish.
Ndërkohë që ka qytetarë që duan të votojnë, procesi nuk ka nisur deri në orën 07:50.