Mbrëmjen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Policia e Kosovës, raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës njoftoi se janë shoqëruar 4 persona të dyshuar.
“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve Veriu dhe Qendra kanë arritur që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”, tha ajo.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Policia po heton për të zbardhur autorin/ët e përfshirë në sulmin me armë zjarri.