Kryetari aktual, njëherazi edhe kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Ersekës, Erion Isai, ka reaguar për herë të parë pas incidentit, ku ai dhe persona që e shoqëronin u sulmua fizikisht nga disa simpatizantë e drejtues të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Konflikti fizik me Erion Isain në Kolonjë, kandidati i PD sqaron ngjarjen: E nisi ai i pari!
Sipas Isait, nervoziteti tregon panikun që ka mbërthyer palën kundërshtare, ndërsa tha se veprime të tilla nuk i bëjnë mirë jo vetëm Kolonjës, por edhe gjithë vendit. Pretendimeve të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta se ka qenë duke bërë fushatë, Isai iu përgjigjet se ishte duke pirë kafe me një mik.
Grushte fytyrës Erion Isait, e pëson keq simpatizanti i opozitës
“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në Google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”- u shpreh ndër të tjera në reagimin e tij Erion Isai.
Grushte në mesnatë ndaj Erion Isait, vjen reagimi i parë i policisë: Ja çfarë ndodhi!