Ish-kryeministri Sali Berisha, drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë reagimin e parë pas humbjes së tre bashkive të para, Elbasan, Vorë dhe Kamëz. Ai tha se socialistët i blenë votat dhe për këtë ka prova që do u dorëzojë ndërkombëtarëve.
“Fushata është karakterizuar nga akte dhune dhe terrori të papara ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, PD-së. Ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar cdo akt terrori.
Cdo përpjekje për blerje masive të votave, të imagjinueshme, gjer në oferta sot në mëngjes, “thuaj sa don, euro për votën”. Por këto janë të dokumentuara dhe për këto kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtar, KQZ-në, organet” tha ai.









