Një turist suedez ka humbur jetën në ambientet e një resorti në Dhërmi. Policia bën me dije se suedezi 78-vjeç, dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
“Sot, në Dhërmi, në një restorant, dyshohet ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak, shtetasi suedez V. Ch., 78 vjeç” njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.