Numërimi po shkon drejt fundit. Në dy prej bashkive ka probleme. Në Kurbin për shkak të tensioneve që u desh ndërhyrja e KQZ-së dhe në Durrës për shkak të lodhjes së komisionerëve.
“Në Kavajë nuk rezulton që të jetë ndërprerë procesi. Në Kurbin dhe dy KZAZ në Durrës për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe në Kurbin për shkak të tensioneve” tha ai.
Opozita ka pretendime të forta për parregullsi të procesit. “Nga dita e nesërme cdo subjekt që ka pretendime ka të drejtën që të paraqesë ankim në KQZ dhe KAS është organi që i shqyrton ankesat në këtë rast” tha Celibashi.