Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë. Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel.
“Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat” si dhe zyrtarë të tjerë, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena.
Një tren me pasagjer u përplas me një tren me mallra më 28 shkurt, pasi gabimisht dy trenat ishin lejuar që të udhëtonin në të njëjtën shinë. Tridhjetë nga 57 personat që vdiqën ishin nën moshën 30-vjeçare, shumica e të cilëve studentë.
Tragjedia nxiti protestat ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona që shprehën pakënaqësinë e tyre me Qeverinë, e cila në tetë vjetët e fundit është udhëhequr nga konservatori Mitsotakis apo nga rivali i tij kryesor, majtisti Alexis Tsipras.
Ish-kreu i kompanisë të rrjetit hekurudhor OSE, që ishte detyruar të jepte dorëheqje pas aksidentit, veçse është duke u ndjekur penalisht. Edhe tre zyrtarë të tjerë të hekurudhave po përballen me drejtësisë për shkak të përplasjes së trenave.
Qeveria u përball me kritika pasi fillimisht kishte tentuar që t’ia linte fajin zyrtarëve të hekurudhave. Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave për vite me radhë kanë paralajmëruar për rreziqet e sigurisë, duke argumentuar se rrjeti hekurudhor ka pak staf dhe për një dekadë nuk ka pasur investime.
Mitsotakis më pas kërkoi falje dhe u zotua se do të përmirësojë gjendjen e sigurisë në hekurudha në bashkëpunim me ekspertët e Bashkimit Evropian dhe me operatorin francez të trenave, SNCF. Sipas ligjeve greve, vetëm Parlamenti mund të hetojë kryeministrin dhe ministrat./REL