Zgjedhjet vendore të 2023-n u shoqëruan me një “paradoks”.
Numri i personave që kishin të drejtë vote arriti në 3.65 milionë persona, që është niveli më i lartë historik.
Por, në kontrast me këtë shifër, numri i atyre që realisht votuan është më i ulëti i pas viteve 90 (me përjashtim të 2019-n kur zgjedhjet në pjesën më të madhe u bojkotuan).
Sipas të dhënave ende jo përfundimtare të KQZ-së (që çuditërisht akoma nuk janë përfundimtare, ndonëse kutitë kanë kohë që janë mbyllur), pjesëmarrja në votime është rreth 37%, më e ulëta e pas viteve ’90 (me përjashtim të 2019-s).
Si rrjedhojë janë vetëm rreth 1.3 milionë votues, nga 1.61 milionë në zgjedhjet lokale të 2015-s dhe 1.66 milionë në zgjedhjet e përgjithshme 2021.
Numri i zgjedhësve i pas viteve ’90 po ndikohet nga dy faktorë. I pari është rritja e brezit të viteve ’90, që për momentin po jep efekt pozitiv, pasi gjithnjë e më shumë të lindur të viteve ’90 kanë të drejtë vote (teorikisht, pasi një pjesë e tyre mund të mos jenë në Shqipëri).
I dyti është niveli i lartë i emigracionit që ka reduktuar ndjeshëm popullsinë banuese në Shqipëri, por ka dhënë ndikim të dukshëm dhe në plakjen e popullsisë, e reflektuar në numrin e ulët të lindjeve të reja (norma e norma e lindshmërisë për çdo grua në moshë riprodhimi ka rënë në 1.3, poshtë nivelit të zëvendsueshmërisë, nga mbi 3 që ishte në fillim të viteve ’90), sipas INSTAT./MONITOR