Autoritet italiane kanë arrestuar një 47-vjeçar shqiptar pasi trafikonte lëndë narkotike.
Për veç arrestimit të tij bujë të madhe në mediat italiane ka bërë metoda të cilën përdorte shqiptari me bashkëpunëtorët e tij për të transportuar drogë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me metodën e tij të veçantë të trafikimit të drogës kishte arritur të shpërndante mallin në SHBA dhe Australi.
Por si trafikonte ai drogën dhe cila është e veçanta? Ai në bashkëpunim me një argjendari përdornin pluhurin e laboratorit për të mbuluar statujat ku fshihej droga. Për shkak të bashkëpunimit me shqiptarin ka rënë në prana edhe argjendari.
Hetimi nisi me sekuestrimin e një pakete me MDMA nga doganat gjermane, e destinuar për tregun australian. Pika e kthesës erdhi kur një nga paketat që përmbante drogën tërhoqi nuhatjen qenit të drogës.
Pasi u identifikua dërguesi, ai u arrestua teksa ishte gati të hipte në një aeroplan me destinacion Bangkokun në Tajlandë.
Sipas hetimeve, nga dhjetori 2022 deri në prill 2023, tregtari i drogës depozitoi dhe dërgoi gjithsej 61 kilogramë drogë me një fitim të vlerësuar në total rreth 10 milionë euro.