-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Nëna mostër shkelma kokës fëmijës në Durrës, reagon policia: Po e kërkojmë!

Kryesoret

Policia e Durrës ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku një nënë shihej teksa dhunonte fëmijën e saj.

Në njoftimin e policisë bëhet medije se gruaja në fjalë nuk është identifikuar ende. Policia bën me dije se ka grumbulluar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, por nuk ka arritur të bëjë identifikimin e gruas.

Dhunimi i fëmijës u dokumentua nga një video e publikuar nga JOQ një ditë më parë. Gruaja në fjalë shihej teksa tërhiqte zvarrë fëmijën dhe e dhunonte.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të videos ku shfaqej një shtetase duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetases që shfaqet në video. Vijojnë kërkimet, po kqyren kamerat dhe po grumbullohet informacion për të bërë të mundur identifikimin e shtetases. Policia e Durrësit falenderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit